Hoti: Qeveria “Kurti” ka braktisur integrimin kombëtar me Shqipërinë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka akuzuar Qeverinë e Kosovës që ka braktisur integrimin kombëtar me Shqipërinë.

Hoti ka thënë se ka tre vjet që nuk mbahet asnjë mbledhje e përbashket mes dy qeverive, duke bllokuar mekanizmin konkret për adresimin e çështjeve në bashkëpunim mes dy vendeve.

Reklame

Hoti përmes një postimi të gjatë në Facebook ka përmendur disa projekte konkrete në energji, bujqësi e turizëm që sipas tij, kanë ngecur.

By admin7