Mëngjesin e sotëm rreth orës 01:00 një veturë e Policisë është aksidentuar, gjatë ndjekjes së disa personave të dyshuar, në fshatin Llaushë të Skenderajt.
KALLXO.com, raporton se dy policë kanë mbetur të lënduar të lehtë, pasi që kanë goditur me veturë një shtyllë të energjië elektrike.
Disa kilometra më tutje është gjetur edhe vetura e të dyshuarve, gjithashtu e dëmtuar, por që të dyshuarit janë arratisur.



