Presidenti i Këshillit Evropian, Antoio Costa, do të vizitojë sot Prishtinën.
Costa pritet të takohet U.D të Presidentes, Albulena Haxhiu, Kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe kryetarët e partive opozitare, raporton Klankosova.tv.
Costa viziton Kosovën si pjesë e turneut të tij rajonal përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Zyrtari i lartë evropian të martën qëndroi në Shqipëri ku gjatë një konference me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Nga ana tjetër, Costa theksoi se lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe forcimi i institucioneve demokratike mbeten kyçe për anëtarësimin në BE.
“Sot përgëzoj vendosmërinë e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE dhe kjo në veçanti të rolit tuaj Edi dhe angazhimit tuaj personal në këtë proces. Javën e shkuar, ne e pamë ecurinë e Shqipërisë dhe i ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grupkapitullin e parë të çështjeve themelore. Shtete anëtarë kanë kuptuar dhe kanë vlerësuar angazhimin e Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE. Ky është fillimi i një faze impenjative. Këto reforma, më shumë se sa kushte, janë zgjedhje nga ana juaj për të ndërtuar institucione të forta demokratike, angazhim për ruajtjen e një pushteti gjyqësor të pavarur, janë themelore. Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Costa


