Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore shënoi 20-vjetorin e themelimit me një ngjarje solemne ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, biznesit dhe partnerëve vendorë e ndërkombëtarë. Në këtë jubile u rikujtua rrugëtimi i Odës që nga themelimi në vitin 2004, ndërsa u promovuan edhe dokumentari dhe monografia kushtuar dy dekadave të veprimtarisë së saj. Me mirënjohje OEMVP nderoi të gjithë që i kanë mbështetur në rrugëtimin e tyre dy dekadësh, ku ndër mediat që mori mirënjohje ishte edhe Televizioni 21.
“Sot jetojmë në një kohë kur tregjet ndryshojnë me shpejtësi dhe konkurrenca bëhet gjithnjë e më e madhe, prandaj bizneset tona duhet të vazhdojnë të profesionalizohen, të jenë më inovative dhe të shtrijnë praninë e tyre edhe përtej kufijve tanë. Nuk duhet të kënaqemi vetëm me mbijetesën. Duhet të ndërtojmë kompani që respektohen ndërkombëtarisht dhe që përfaqësojnë me krenari komunitetin tonë kudo të botë. Në këtë rrugëtim, OEMVP duhet të mbetet shtëpia e biznesit tonë. Një institucion që jo vetëm dëgjon, por edhe vepron. Jo vetëm përfaqëson, por edhe mbron interesat e afaristëve tanë”, theksoi Nuhi Aliu, u.d. kryetar i OEMVP-së.


