Haradinaj thotë se Aleanca po sulmohet: Nuk nënshtrohemi…

Ramush Haradinaj ka thënë se Aleanca dhe Ardian Gjini nuk u bënë pjesë e takimeve me kryeministrin Albin Kurti, duke i quajtur të njëjtat “lojëra”.

Në një videoadresim për qytetarët, Haradinaj u shpreh se Aleanca ka kërkuar interpelancë për situatën me energjinë, shkruan IndeksOnline.

“Kemi kërkuar interpelancë për situatën me energjinë, për abuzimet, me tregti me energji. E kemi ngritur zërin në vazhdimësi për tenderat njëburimor, e kemi ngritë zërin për ndërhyrjen në prokurori, gjyqësor dhe të gjitha institucionet e pavarura të vendit. Me të drejtë e ngritim zërin për përgjegjësi për rastin e vrasjes së një nëne”, ka thënë ai.

Sipas tij, Aleanca është treguar e kujdesshme që të mos lëndohet asnjë familje, duke u përmendur dhe shfrytëzuar nga kjo tragjedi.