ZGJEDHJET 3.04 për qind dalja në zgjedhje deri në orën 10:00

59 mijë e 619 persona kanë votuar deri rreth orës 10:00 në Kosovë. Kjo shifër përbën 3.04 për qind të numrit total të personave që gjenden në listën e votuesve. Në krahasim me periudhën e njëjtë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, sipas KQZ-së, dalja sot është më e madhe.

Me përqindje, më së shumti votues kanë dalë në Mitrovicë të Veriut, rreth 10.67 për qind, si dhe Zveçan, 10.13 për qind. Dalja më e vogël përbrenda kësaj periudhe është në Dragash, rreth 1.6%.

Sa i përket qendrave të mëdha, në Prishtinë dalja deri rreth orës 10:00 është 3.62 për qind, në Prizren 2.10 për qind, në Mitrovicë 3.49 për qind e në Pejë 2.92 për qind.

By admin