80 mln të harxhuara, 200 mln t’premtuara, Syla-Kurtit: Paramendone sa i kish marrë pa to

Me rezultatin që e nxorën dje zgjedhjet parlamentare, gazetari Valon Syla thotë se “nuk guxon me shku më në zgjedhje askush”.

Sipas tij, humbësit më të mëdhenj janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani,

“Me kete rezultat nuk guxon me shku me ne zgjedhje askush. Humbesit me te medhenj jane Albin Kurti qe e pati Qeverinë 51% dhe Vjosa Osmani qe ja mundesoi atë me 28 dhjetore dhe sot spo ja njehin kreditin asaj as Kurti, as LDK per rënien e tyre”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Syla tha se “tjeret nga opozita jane fitues. Sidomos me mandate në Paralement te Kosovës”.

“Plus kthehen nga Haga themeluesit e UCK dhe te Republikës… Nese doni shkojmë në zgjedhje apet?”, shkroi ai.

“Por, çdo lëvizje e pamenduar tash… Kosova ka me ja u rrasë sa krahu, qysh ja rrasi Albin Kurtit per arrogancë edhe tendenca per blerje te votes me 80 milione te harxhuara e me 200 milione te premtume. Paramendone sa kishin me i marrë VV pa to? Kujdes. Se Kosova si duron autokratet edhe mos harroni se KFOR’i hala eshte brenda. Diktator me KFOR brenda eshte qesharake me mendu dikush. A po kupton o Albin Kurti?”, shtoi Syla.

By admin7