Lëvizja Vetëvendosje ka arritur dakordim në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme partiake. Vendimi vjen pas një mbledhjeje në selinë qendrore të partisë, ku morën pjesë Albin Kurti, drejtuesit e qendrave në Kosovë dhe mërgatë, si dhe anëtarë të Kryesisë Qendrore.
Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur një hap drejt organizimit të zgjedhjeve të brendshme, përmes të cilave synon të ripërtërijë dhe konsolidojë strukturat e saj partiake.
Lajmi u bë i ditur pas një takimi të mbajtur në selinë qendrore të Vetëvendosjes, ku u diskutuan çështje të organizimit të brendshëm dhe hapat e ardhshëm të procesit zgjedhor.
Në mbledhje morën pjesë kryetari i partisë, Albin Kurti, sekretari organizativ, Alim Rama, koordinatori i qendrave, Salih Zyba, drejtues të qendrave të Vetëvendosjes në Kosovë dhe në mërgatë, si dhe anëtarë të Kryesisë Qendrore.
Sipas njoftimit zyrtar të partisë, pas diskutimeve është arritur dakordim në parim për shpalljen e procesit të zgjedhjeve të brendshme.
Synohet fuqizimi i strukturave partiake
Vetëvendosje bën të ditur se procesi synon ripërtëritjen dhe fuqizimin e strukturave organizative, zgjerimin e pjesëmarrjes së anëtarësisë, avancimin e kuadrove dhe forcimin e lidhjes së partisë me qytetarët.
Megjithatë, në njoftimin e publikuar nuk janë bërë të ditura hollësi për datat e zgjedhjeve apo kalendarin e plotë të procesit.
Zgjedhjet e brendshme pritet të përcaktojnë hapat e mëtejshëm organizativë të partisë dhe të hapin një fazë të re të angazhimit të strukturave të saj në Kosovë dhe në diasporë.
Sulm islamofobik në Francë: Një i vrarë dhe një vajzë 12-vjeçare e plagosur rëndë



