Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe Graçanicë, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.
Sipas raportit, në Prishtinë, policia është njoftuar nga emergjenca se një burrë ishte gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Ndërkaq, një rast i ngjashëm është raportuar edhe në Graçanicë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Në të dyja rastet, me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Rr. Vicianum, Prishtinë 23.10.2026 – 07:43. Stacioni policor është informuar nga emergjenca se viktima mashkull kosovar, në banesën e tij ishte gjetur pa shenja jete. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Graçanicë 23.10.2026 – NN. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion’, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.



