Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar rreth 28% e votave të diasporës nga votimi nëpër ambasada dhe konsullata.
Të dhënat janë nga 13 vendvotime prej 47 sa janë gjithsej.
Nga votat e numëruara, VV ka marrë 6 mijë e 482 vota, PDK ka marrë 579 vota, LDK ka marrë 462 vota dhe AAK ka marrë 124 vota.
Por kush nga liderët e partive politike ka më shumë vota?
I pari rënditet Albin Kurti me 5,792 Vota, pas tij vjen Bedri Hamza me 497 Vota, Vjosa Osmani renditet e treta me 343 Vota dhe Ardian Gjini me 109 Vota./Indeksonline/

