Tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës në nivelin më të ulët prej gati dy muajsh

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka rënë në nivelin më të ulët të gati dy muajve, me një fuçi nafte të papërpunuar Brent që po tregtohet nën pragun e 90 dollarëve.

Rënia e fundit e çmimit e çoi Brent në 88.17 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që prej 17 prillit. Analistët e lidhin këtë zhvillim me optimizmin e krijuar nga përparimi i bisedimeve për paqe, të cilat kanë zbutur shqetësimet e tregjeve për furnizimin me naftë.

Megjithatë, pavarësisht rënies së ndjeshme, çmimi mbetet dukshëm më i lartë se niveli para nisjes së konfliktit, kur një fuçi Brent tregtohej rreth 72 dollarë.

Ky nivel është gjithashtu mbi mesataren e regjistruar gjatë vitit 2025.

By admin5