Ambasadori gjerman në Kosovë, Rajner Rudolf, ka folur rreth krijimit të instuticioneve, duke ngritur shqetësimin se në rast se nuk funksionalizohet Kuvendi deri në fund të muajit, rrezikohen fondet e Bashkimi Europian për Kosovën.
Duke folur për KosovaPress, ai theksoi se në fund të këtij muaji Kosova rrëzikon t’i humbasë fondet nga BE.
Pasi siç dihetm fondet e tilla nuk mund të realozohen pa funksionimin e Kuvendit.
“Në fund të këtij muaji, Kosova rrezikon të humbasë fonde nga Bashkimi Evropian, sepse disa objektiva dhe kritere të dakorduara nuk mund të përmbushen. Ato nuk mund të realizohen pa funksionimin e Kuvendit. Nëse kjo ndodh, po flasim për vetëm dy javë nga tani, Kosova mund të humbasë shuma të konsiderueshme financiare. Por kjo është gjithashtu një sinjal për mënyrën se si po funksionon bashkëpunimi. Dhe kjo nuk ka të bëjë as me aplikimin për anëtarësim në BE, as me dialogun me Beogradin. Kjo është punë që mund të bëhet këtu, në Kosovë”, tha Rudolph.

