Perrie Edwards dhe Alex Oxlade-Chamberlain, i kanë dhënë fund beqarisë.
Këngëtarja dhe futbollisti i njohur i Celtic u martuan në një ceremoni private në Portugali, raporton IndeksOnline.
Dasma u organizua në fshatin Estoi, ku të ftuar ishin familjet e të dy palëve dhe miqtë e ngushtë të tyre.
Perrie ndau disa fotografi nga kjo ditë e veçantë, duke e përshkruar si ditën më të mirë të jetës së saj.
Perrie dhe Alex janë bashkë që nga viti 2017 dhe u fejuan më 2022. Ata janë prindër të dy fëmijëve.

