Murseli: Mjaft me arsyetime, zbatoni Ligjin për Gjuhët!

Këshilltari komunal Armend Murseli, në seancën e Këshillit të Komunës së Butelit, ngriti shqetësimin për mosrespektimin e gjuhës shqipe nga ana e komunës.

Ai tha se sistemi i përkthimit simultan nuk funksionon prej më shumë se dy muajsh, ndërsa gjuha shqipe mungon edhe në ueb-faqen e komunës, në dokumentet që u dërgohen shkollave dhe në aktivitetet e organizuara nga komuna.

Si shembull, Murseli përmendi një garë komunale ku, sipas tij, nxënësve shqiptarë pyetjet u janë parashtruar vetëm në gjuhën maqedonase.

“Nuk mund të flasim më për probleme teknike apo rastësi. Gjuha shqipe nuk është privilegj, por e drejtë kushtetuese dhe detyrim ligjor. Mjaft me arsyetime, zbatoni Ligjin për Gjuhët”, deklaroi Murseli.

By admin7