Kryetar i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një video ka reaguar Qeverisë për mos kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësisë natyre gjatë pesë viteve të fundit.
Latifi u shprehë se vlera e dëmeve të regjistruara ndër vite në komunën e Rahovecit arrin në rreth 4 milionë euro.
“Pse ende nuk po bëhet kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore gjatë viteve 2022, 2023, 2024, 2025 dhe 2026, nga Qeveria e Kosovës?
Vlera e dëmeve të regjistruara ndër vite në komunën tonë arrin në rreth 4 milionë euro, ndërsa shumë familje, fermerë dhe biznese vazhdojnë të presin mbështetjen e merituar”, ka thënë Latifi.
Ndërsa ka shtuar se qytetarët kanë të drejtë të dinë pse po vonohet ky proces dhe kur do të ketë një zgjidhje konkrete./IndeksOnline/

