Sulm me thikë dhe grabitje në Prishtinë, viktimë një shtetase e huaj
Policia e Kosovës, ka njoftuar për një person të arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti dyshohet se sulmuar me thikë viktimën femër shtetase të huaj dhe nga e njëjta dyshohet se ka grabitur para të gatshme dhe një telefon.
‘’GRABITJE
Prishtinë / 01.07.2026 – 22:00. Është raportuar se një person i dyshuar i panjohur e ka sulmuar me thikë viktimën femër shtetase të huaj dhe nga e njëjta dyshohet se ka grabitur para të gatshme dhe një telefon. Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Rasti nën hetime’’, thuhet në raport.

