Ushtria izraelite ka nisur një hetim pasi një foto u postua në rrjetet sociale, ku dyshohet se tregohet një ushtar izraelit duke dëmtuar një statujë të Jezu Krishtit në Libanin jugor.
Imazhi, i bërë në fshatin Nebel, me popullsi kryesisht të krishterë, tregon figurën e Krishtit në kryq dhe të shtrirë përmbys. Në foton, të postuar të dielën, ushtari duket duke e goditur kokën e statujës me një çekiç ose sëpatë.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë se po e trajtojnë incidentin me “seriozitet të jashtëzakonshëm” dhe se sjellja e ushtarit “nuk është në asnjë mënyrë në përputhje me vlerat që priten nga oficerët e tyre”. Siç është raportuar, Komanda Veriore e IDF po kryen një hetim për rastin.
Debeli është një nga 55 fshatrat dhe qytetet në Libanin jugor që janë nën kontrollin izraelit. Ndodhet rreth 6.5 kilometra në perëndim të Bin Jbeil, një qytet që ushtria izraelite e ka rrethuar si pjesë e operacioneve për të çmontuar atë që e quan një bastion të Hezbollahut në zonë.


