Neymar Jr i jep fund me Kombëtaren e Brazilit: U mundova, nisi këtu dhe po përfundon këtu!

Kombëtarja e Brazilit është eliminuar nga Kupa e Botës.

Brazili u mposht 2:1 nga Norvegjia dhe i dha fund aventurës në turneun më të madh të futbollit, shkruan Indeksonline

Neymar Jr shënoi golin e vetëm të Brazilit dhe ndoshta të fundit për të me fanellën e shtetit të tij.

Pas ndeshjes, ish-lojtari i Barcelonës njoftoi tërheqjen nga ekipi kombëtar.

“U mundova, u mundova. Gjithçka nisi këtu, në stadiumin “MetLife”. Dhe po e përfundoj po këtu. Tani ka marrrë fund”, u shpreh Neymar Jr.

Fati deshti që Neymar Jr dhe Brazili ta mbyllin në fazën e 1/8-s finales./Indeksonline/

By admin7