“Fluturonte” me 168 km/h në zonën ku lejohet 80: Arrestohet shoferi nga Shkupi në aksin Gostivar–Tetovë

Më 08.07.2026 në orën 18:15 në rrugën Gostivar–Tetovë, në nyjën pranë fshatit Kamjan, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Trafikun Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin B.S. (32) nga fshati Gllumovë e Shkupit.

Gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes me radar, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “Volkswagen Polo” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, dhe pas masave të ndërmarra është konstatuar se ai po e drejtonte automjetin me një shpejtësi prej 168 kilometrash në orë, në një vend ku shpejtësia e lejuar me shenjë komunikasi është e kufizuar në 80 kilometra në orë. B.S. është ndaluar në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.

By admin7