Haradinaj kujton viktimat e gjenocidit në Srebrenicë: Bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot viktimat e Srebrenicës. Haradinaj ka shkruar se mijëra njerëz të pambrojtur dhe pa asnjë faj kanë pësuar nga gjenocidi i ushtruar nga regjimi i Millosheviqit.

“Si popull që kaluam të njëjtin ferr, bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës dhe e kuptojmë dhembjen e tyre!”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë nga aparati shtetëror i Millosheviqit.

Njerëz të pambrojtur dhe pa asnjë faj, përfshirë fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit të ushtruar nga regjimi i Millosheviqit.

Si popull që kaluam të njëjtin ferr, bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës dhe e kuptojmë dhembjen e tyre!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për viktimat!

By admin7