Djali rreh nënën pas konfliktit për para në Tetovë, policia në kërkim të autorit

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Tetovë raporton Tetovasot.

Një grua 54-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj K.V., pas një mosmarrëveshjeje për para, e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 10 korrikut në shtëpinë familjare, ndërsa e dëmtuara ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës.

Policia po ndërmerr masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit

By admin7