Në përballjen mes Zvicrës dhe Argjentinës, mesfushori shqiptar nga Kumanova, Ardon Jashari, ishte një nga lojtarët që mori një detyrë të rëndësishme nga trajneri Murat Yakin – të kufizonte sa më shumë ndikimin e Lionel Messit në lojë,raporton Faktiditor.info
Ndeshja u shoqërua me polemika pas kartonit të kuq të dhënë për Breel Embolon, një vendim që shkaktoi reagime dhe pakënaqësi te futbollistët zviceranë, përfshirë edhe kapitenin Granit Xhaka, të cilët e konsideruan vendimin të padrejtë.

Megjithatë, pavarësisht zhvillimeve në fushë, Jashari mbeti i përqendruar dhe zhvilloi një paraqitje të nivelit të lartë. Me disiplinë taktike, angazhim maksimal dhe luftë në çdo duel, ai përmbushi me sukses detyrat e besuara nga trajneri Yakin, duke konfirmuar edhe një herë cilësitë e tij si një nga mesfushorët më premtues të futbollit zviceran.
Paraqitja e Jasharit u vlerësua si një nga pikat pozitive të Zvicrës, duke dëshmuar personalitet dhe pjekuri në një ndeshje të nivelit më të lartë ndërkombëtar./Faktiditor.info/



