MPB njofton se më 15.07.2026, rreth orës 22:00, zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup, në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup, arrestuan shtetasin e Kosovës R.E. (24).
Paraprakisht, në Pikën Kufitare Bllacë, gjatë kontrollit të automjetit të tij BMW me targa të Kosovës nga një zyrtar doganor, R.E. e ndezi veturën, e goditi doganierin dhe e tërhoqi atë disa metra me automjet, më pas u largua me shpejtësi në drejtim të Shkupit.
Menjëherë pas ngjarjes, policia ndërmori masa dhe veprime operative. Automjeti u ndalua nga Njësia e Policisë Intervenuese, ndërsa i dyshuari u arrestua.
Gjatë kontrollit të terrenit u gjet një qese me marihuanë, ndërsa në automjet u gjet edhe një thikë xhepi. R.E. deklaroi se gjatë arratisjes kishte hedhur edhe një qese në të cilën ndodheshin dy pistoleta.
Ai është shoqëruar në stacion policor dhe, pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.



