Këngëtarja e njohur, Bay T, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj të fundit në Instagram.
Në fotografitë e publikuara, Bay T shfaqet me një fustan elegant në ngjyrë blu, duke sjellë një paraqitje të kuruar dhe plot stil, shkruan Indeksonline.
Postimi ka marrë menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për pamjen dhe elegancën e saj.
Komentet e shumta me emoji zemrash dhe komplimente tregojnë interesin e madh që vazhdon të ketë figura e saj publike në rrjetet sociale.
Bay T edhe këtë herë ka dëshmuar se di si të tërheqë vëmendjen .



