E mori lajmin për vdekjen e babait, por legjenda Richards nuk e ndërpreu emisionin

Ish-futbollisti i Anglisë dhe analisti i BBC-së, Micah Richards, ka bërë të ditur se mori lajmin për vdekjen e babait të tij vetëm pak çaste para se të dilte në transmetimin e drejtpërdrejtë për gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe Argjentinës.

Pavarësisht dhimbjes së madhe, Richards vendosi të vazhdonte me angazhimin televiziv. Pas përfundimit të transmetimit, ai publikoi një fotografi nga fëmijëria me të atin, Lincoln, duke ndarë një mesazh prekës, shkruan Indeksonline

“Pak para se të dilja në transmetim sot, mora lajmin e tmerrshëm se babai im, Lincoln, kishte ndërruar jetë. Vdekja e tij ishte e papritur dhe ai na la shumë shpejt”.

Në deklaratën e tij, Richards e përshkroi të atin si mbështetësin më të madh të karrierës së tij.

 

“Ai ishte tifozi im më i madh. Pothuajse nuk humbi asnjë ndeshje gjatë gjithë jetës sime. Më çonte kudo kur isha fëmijë dhe ishte prindi më krenar gjatë gjithë karrierës sime profesionale.”

Ish-mbrojtësi anglez shtoi se babai i tij e kuptonte rëndësinë që ndeshjet e Anglisë në Kupën e Botës kanë për familjet britanike dhe beson se ai do të kishte dashur që transmetimi të mos ndërpritej.

“E di se, si një Yorkshireman krenar i brezit të vjetër, babai do të kishte dashur që emisioni të vazhdonte. Prandaj vazhdoi. Sot mendoj për vëllezërit, motrat dhe gjithë familjen time, ndërsa kujtojmë babanë tim Lincoln, heroin dhe frymëzimin tim.”

Mesazhi i Richards ka prekur opinionin sportiv, me shumë tifozë, kolegë dhe personalitete të futbollit që i kanë shprehur ngushëllimet atij dhe familjes së tij./Indeksonline/

By admin4