Kryqi i Kuq vazhdon me grumbullimin e ndihmave

231
Për këtë qëllim në Fondin për solidaritet të Kryqit të Kuq dhe nëpërmjet linjës telefonike në të tre operatorët 143-400, gjithsej janë grumbulluar 44 milionë e 639 mijë denarë, bën të ditur sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq, Sait Saiti transmeton TVM2.
Sipas tij, mjetet e grumbulluara do të shpërndahen për familjet më të rrezikuara që janë prekur nga vërshimet. Por, Saiti thotë se Kryqi i Kuq do të vazhdojë të jetë pranë këtyre qytetarëve edhe gjatë tre apo katër muajve të ardhshëm.
“Në mënyrë plotësuese, përveç kësaj, ne kemi siguruar fonde me aktivitetin tonë, me të cilat fonde kemi siguruar ndihmë të mëtutjeshme humanitare, që nënkupton ndihmesë në buxhetin familjar në muajt e ardhshëm, në pako higjienike, në pako të ushqimit dhe të mira tjera materiale, të cilat do të vlerësohet në bashkëpunim me qytetarët se për çfarë ata kanë nevojë”,– deklaroi sekretari gjeneral në Kryqin e Kuq, Sait Saiti.
Saiti thotë se ndërkohë do të ketë nevojë për ndihmë edhe për personat e hendikepuar dhe personat tjerë me nevoja specifike, për çka do të jetë i gatshëm po ashtu Kryqi i Kuq të ndihmojë.
Comments