Arrestohen shkupjanët që përdhunuan shtetasen serbe

Sektori për Punë të Brendshme Shkup ‘ Njësia për Krim të Dhunshëm, Departamenti për Delikte Gjaku dhe Delikte Seksuale, ka ngritur kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër A.M. (41) dhe J.R. (34), të dy nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “sulm seksual dhe përdhunim”, sipas nenit 186 të Kodit Penal.

Ata dyshohen se, më 17.07.2026, rreth orës 21:45, pranë rrugës Lisiçe e Epërme – Lisiçe e Poshtme, me përdorim të forcës fizike dhe kërcënimeve, kanë kryer akt të dhunshëm seksual ndaj një gruaje 32-vjeçare nga Serbia, me qëndrim të përkohshëm në Shkup.

By admin7