Sot në orën 17:00, qytetarët do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të vazhduar protestën dhe kërkesën për drejtësi për Arlindën dhe të gjitha gratë e vrara.
Thirrja për protestë është bërë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, i cili bën të ditur se marshimi do të vazhdojë drejt Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Përmes kësaj thirrjeje, organizatorët kanë paralajmëruar se protestat dhe mobilizimi qytetar do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
“Zëri ynë do të dëgjohet. Shteti do të japë llogari”, thuhet në thirrjen e kolektivit, i cili u bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.



