Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka shpërndarë lajmin e presidentes (u.d.) Albulena Haxhiu e cila dekreton lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë.
“Perndryshe: ajde u p**u mater”, ka shkruar ai.
Reagimi më poshtë nga Haxhiu:
Pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga komuniteti serb, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022, kam nënshkruar dekretet për lirimin e tyre nga detyra.
Me këtë akt përmbyllet një proces i zgjatur për vite me radhë dhe zbatohet vendimi i institucionit kompetent, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Shteti ynë funksionon mbi parimet e rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit. Askush nuk mund të mbajë peng funksionimin e institucioneve dhe as të krijojë paqartësi juridike përmes proceseve të papërfunduara.
Republika e Kosovës do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri, në përputhje me ligjin dhe në mbrojtje të integritetit të institucioneve të saj.



