Reagime të ashpra nga QUINT-i ndaj pushtetit për rrënimet te Ujmani: Shqetësuese mungesa e respektimit të procedurave ligjore

Rrënimi i shtëpive pranë liqenit të Ujmanit nga autoritetet e Kosovës, përderisa ende nuk kishin përfunduar procedurat gjyqësore, ka shkaktuar reagime të ashpra nga vendet e QUINT-it.

Vendet e QUINT-it, së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë, kanë shprehur shqetësim për veprimet e pushtetit aktual, duke theksuar se ka mungesë të respektimit të procedurës së rregullt ligjore në këtë dhe në disa raste të tjera të kohëve të fundit në veri të Kosovës, që nga shkurti i këtij viti.

Fillimisht, Zyra e BE-së ka theksuar se është e shqetësuar për këtë veprim të qeverisë në detyrë, ndërsa kanë theksuar se rpoli i policisë së Kosovës duhet të mbetet rreptësisht brenda mandatit të saj ligjor.

për mungesën e respektimit të procedurës së rregullt ligjore në këtë dhe në disa raste të tjera të kohëve të fundit në veri të Kosovës.

“Autoritetet duhet të bashkëpunojnë pa vonesë me banorët dhe komunat e prekura dhe të shqyrtojnë zgjidhje të ligjshme. Roli i Policisë së Kosovës në operacione të tilla duhet të mbetet rreptësisht brenda mandatit të saj ligjor, të bazohet në kërkesa ose vendime të qarta të autoriteteve kompetente dhe të dokumentohet në mënyrë të duhur”, thuhet ndër të tjera në reagimin e BE-së.

Ndërsa reagim të menjëhershëm dhe me tone po ashtu të ashpra ka pasur edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, e cila ka thënë se është thellësisht e shqetësuar për këto rrënime.

“Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ndan shqetësimet e shprehura nga BE-ja. Jemi thellësisht të shqetësuar për rrënimin e shtëpive pranë liqenit të Ujmanit. Respektimi i procedurave të rregullta ligjore dhe zbatimi i parimeve të sundimit të ligjit, siç janë të përcaktuara në Kushtetutën e Kosovës, janë thelbësore për rrugën evropiane të Kosovës”, është thënë në reagimin e ambasadës gjermane.

Ndërsa, Ambasada e Britanisë në Prishtinë, lidhur me rrënimet te Ujmani, tha se ligji duhet të zbatohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe të paanshme në të gjithë Kosovën.

Sipas ambasadës, shqetësuese për të është se ky aksion është kryer përderisa po vazhdojnë proceset ligjore.

“Respektimi i sundimit të ligjit kërkon procese të drejta dhe transparente, ku personat e prekur të kenë mundësi t’i ushtrojnë të drejtat e tyre. Jemi veçanërisht të shqetësuar nga raportimet se veprimet për zbatimin e vendimeve janë ndërmarrë ndërkohë që procedurat gjyqësore ende janë në vazhdim”, thuhet në reagimin e Ambasadës Britanike.

“U bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të angazhohen me komunitetet e prekura, t’i trajtojnë shqetësimet në mënyrë transparente dhe të shmangin veprime të mëtejshme që mund ta minojnë besimin e publikut ose besimin ndërmjet komuniteteve”, thuhet tutje në reagim.

Gjithashtu, edhe Ambasada e Italisë në Prishtinë i është bashkuar shqetësimit të ngritur nga Bashkimi Evropian për rrënimin e shtëpive pranë liqenit të Ujmanit.

Ambasada italiane ka shpërndarë reagimin e BE-së në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Edhe Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, tha se ne pajtohemi me deklaratën e BE-së.

By admin7