Disa persona u plagosën pasi një makinë u përplas me një grup njerëzish në një qytet verior gjerman pak para mesnatës, tha një zëdhënës i policisë lokale.
Sipas dëshmitarëve një BMW u përplas qëllimisht me një grup njerëzish në qytetin Neustadt am Rübenberge, në Saksoninë e Poshtme, duke lënë katër deri në pesë persona me lëndime nga të lehta deri në serioze, tha zëdhënësi.
Të plagosurit u dërguan në spital, por jeta e tyre nuk ishte në rrezik.
Sipas mediave lokale, incidenti ndodhi gjatë një kontrolli të trafikut.
Motivi i ngjarjes mbetet i paqartë, pasi policia nuk ishte në gjendje të kapte autorin, të cilët ikën në këmbë, duke braktisur makinën në vendngjarje.
Kërkimet fillestare për ta ishin të pasuksesshme, tha zëdhënësi.
“Kronologjia e aktit dhe shkalla e saktë e përfshirjes së individëve janë ende objekt hetimesh”, tha zëdhënësi i policisë.
Sipas informacionit fillestar, autoritetet hetuese besojnë se individët e përfshirë njiheshin me njëri-tjetrin. Autorët e dyshuar duket se e kanë synuar grupin specifik të njerëzve qëllimisht dhe jo rastësisht.



