Në vizitën e sotme të kryeparamentares së Kosovës Albulena Haxhiu, në Shkup me kryeparlamentarin e državës Severna, Afrim Gashin, nuk ka rreth tyre flamur shqiptar as ne tavolinë dhe asgjekundi, thuajse takohen kryeparamentarët të vendeve që nuk e njohin flamurin shqiptar.
A ishte ky ndryshimi që broçkullisnin vredistët para dy vitesh gjëtë fushates zgjedhore se me ne do të vijë ndryshimi dhe rikthimi i dinjitetit shqiptar?
Edhe pas dy vitesh e gjysmë ndryshimet kushtetuese nuk ndodhën, nofka e turpit e 20% ngeli po ashtu si gur varri në kushtetutë, premtim që njëri nga bashkëkryetarët e VREDI-t tha se nëse brenda 6 muajve nuk do ndodhin ndryshimet kushtetuese ne do dalim nga koalicioni ( premtim i Bilal Kasamit në TV21)
Kujt i pengon flamuri shqiptar mes dy parlamentarëve shqiptar, protokolli dhe kushtetuta e njëanëshme e državës apo përulja e zyrtarëve shqiptarë para despotëve maqedonë?
Nëse ia ndalon kushtetuta dhe protokolli përse edhe pas dy vitesh po zbatohet ky ligj që nuk lejon flamur shqiptar në takimet zyrtare sikur nuk përfaqesojnë shqiptarët por državën?
Kë përfaqeson Afrim Gashi parlamentin dhe te gjitha bashkesitë etnike apo vetëm sllavo-maqedonët?
Ahere, përse nuk jep dorëheqje Afrim Gashi nga detyra e kryeparlamentarit pasi kushtetuta nuk e njeh flamurin shqiptar në Parlament dhe në Qeveri si flamur per faktin se shqiptarët nuk janë komb shtetformues?
Me këto qëndrime të servilizmit të paparë në emër të ndryshimit, VREDI tregoi përfundimisht pafuqinë dhe paaftesinë e saj se ndryshimi ishte loja për t’i mashtruar shqiptarët me ndyshimin që nuk erdhi kurrë.
Dhe ja ku jemi sot, ku ndryshimi nuk duket në horizont!
Gjuha shqipe po mohohet dhe po denigrohet, studentëve shqiptar të provimit të Jurisprudencës i ofrohet zgjidhje gjysmake, ku ministri Shasivari, si kukull i Mickos e dërgon në Komisionin e Venedikut çështjen si arsyetim për t’iu shmangur përgjegjësisë, ku përgjigjja është e njohur me shpjegimin e radhës për refuzim të përdorimit të gjuhës shqipe barabartë me sllavishten.
A ishte kjo përralla me mbret që u tregonte VREDI shqiptarëve radhës për ndryshimin që do vinte me ta dhe për barazinë e shqiptarëve maqedonët apo ishte vetëm karremi i hedhur për të kapur cironkat e pushtetit në kënetën e državës së quajtur Severnistan?
Medai Shaholli



