Riquelme lavdëron Scalonin dhe Messin: Mund të jetë edhe më i madh se Maradona!

Legjenda e futbollit argjentinas, Juan Riquelme, ka vlerësuar maksimalisht trajnerin Lionel Scaloni për sukseset e arritura me Kombëtaren e Argjentinës, ndërsa ka bërë edhe një krahasim të madh mes Diego Maradonës dhe Lionel Messit.

Riquelme theksoi se Scaloni tashmë ka hyrë në mesin e trajnerëve më të mëdhenj në historinë e futbollit argjentinas, shkruan Indeksonline

“Scaloni është mes më të mirëve në historinë e futbollit tonë. Jemi mirënjohës për të gjitha gëzimet që ai, stafi i tij teknik dhe lojtarët na kanë dhuruar.”

Ai shtoi se lidhja e tyre shkon shumë vjet pas.

“Më bën shumë të lumtur, sepse jemi rritur të gjithë bashkë. Njihemi që kur ishim 14 vjeç”.

Në fund, Riquelme foli edhe për Lionel Messin, duke e krahasuar me ikonën Diego Maradona.

“Kur e kishim Maradonën, mendonim se nuk do të vinte më kurrë një si ai. Pastaj erdhi Messi, i cili madje na bën të pyesim veten nëse është edhe më i mirë”.

/Indeksonline/

By admin4