Vrasja e Arlinda Zekajt – Suspendohet Faruk Muqolli, polici që i kishte thënë se ‘‘nuk e ka obligim të merret’’ me të

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka suspenduar 11 zyrtarë policorë lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Ndër të suspenduarit është edhe togeri i Policisë në rajonin e Pejës, Faruk Muqolli, për të cilin është publikuar një audioincizim të një bisede që ai kishte zhvilluar me Arlinda Zekajn.

Aty, Muqolli ndër të tjerash i kishte thënë viktimës, se ‘’nuk e ka obligim të merret me të’’.