Shpërndaje
14:37 / E Enjte, 23 Korrik 2026 / G TPedro Porro mbajti premtimin e fëmijërisë, ia dhuroi medaljen e Kupës së Botës gjyshit
Mbrojtësi i Kombëtares së Spanjës, Pedro Porro, ka prekur zemrat e tifozëve me një gjest emocional pas triumfit në Kupën e Botës.
Sipas mediave spanjolle, Porro kishte bërë një premtim që në fëmijëri ndaj gjyshit të tij, njeriut që e kishte shoqëruar me mijëra kilometra drejt stërvitjeve dhe ndeshjeve, duke e mbështetur në çdo hap të rrugëtimit të tij futbollistik, shkruan Indeksonline
Ai i kishte premtuar se një ditë do ta fitonte Kupën e Botës.
Pas suksesit me Spanjën, Porro e mbajti fjalën. Ai ia dhuroi gjyshit medaljen e kampionit të botës dhe i tha:
“Misioni u përmbush.”
Pedro Porro, küçükken kendisini binlerce kilometre yol götürüp getiren dedesine Dünya Kupası’nı kazanma sözü verdi.
Porro, Kupayı kazandıktan sonra dedesine ‘Görev tamamlandı’ şampiyonluk madalyasını ona verdi.pic.twitter.com/MACDxyf6fp
— Asist Analiz (@asistanaliz) July 23, 2026
Gjyshi i futbollistit konsiderohet një nga njerëzit që ka pasur ndikimin më të madh në karrierën e tij, duke e mbështetur që në hapat e parë drejt futbollit profesionist.



