Pep Guardiola pritet të refuzojë ofertën për të marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë, raportojnë mediat italiane.
Sipas “Gazzetta dello Sport“, trajneri spanjoll nuk është i bindur të pranojë postin e të kaltërve, pasi kërkon një pagë prej rreth 20 milionë eurosh në vit, dyfish më shumë se oferta që i është bërë nga Federata Italiane e Futbollit, shkruan Indeksonline
Përveç aspektit financiar, një tjetër arsye e rëndësishme për vendimin e Guardiolës është dëshira për t’i kushtuar më shumë kohë familjes.
Në këtë mënyrë, mundësia që një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit modern të marrë drejtimin e Italisë duket se po zbehet, me palët që aktualisht janë larg një marrëveshjeje./Indeksonline/
🚨🚨 ON SE DIRIGE VERS UN REFUS DE PEP GUARDIOLA DE LA PROPOSITION DE L’ITALIE 🇮🇹 ! ❌
Il y a une différence notable de salaire : le coach demande 20 millions par an, la Fédération italienne propose 10.
Cette dernière attend néanmoins la décision définitive du Catalan avant de… pic.twitter.com/JHIj7fQp2B
— Actu Foot (@ActuFoot_) July 23, 2026



