I kryejnë matjet e fundit, Fury dhe Wach të gatshëm për meçin e nesërme

Tyson Fury do të rikthehet në ring të premten, më 24 korrik, ku do të zhvillojë një meç përgatitor ndaj veteranit polak Mariusz Wach.

Përballja do të mbahet në “Max Muay Thai Stadium” në Pattaya të Tajlandës, ndërsa ndeshja kryesore është planifikuar të nisë rreth orës 22:00 me kohën lokale (16:00 BST), shkruan Indeksonline

Ndryshe nga zakonisht, eventi do të zhvillohet pa praninë e publikut dhe nuk do të transmetohet drejtpërdrejt në televizion. Meçi po xhirohet nga Netflix dhe do të jetë pjesë e sezonit të ri të dokumentarit “At Home With The Furys”.

Të ardhurat nga biletat do t’i dhurohen Fondacionit Father Ray, një organizatë bamirëse që mbështet fëmijët në Tajlandë.

The Gypsy King is back

Tyson Fury takes centre stage again as he returns to fight Mariusz Wach tomorrow night pic.twitter.com/oHlnyfyQHD

— Queensberry Promotions (@Queensberry) July 23, 2026
Ky duel shërben si një test për Furyn para sfidës së shumëpritur ndaj Anthony Joshua. Dy boksierët britanikë pritet të përballen në muajin nëntor në stadiumin “Wembley”, në atë që po cilësohet si “Battle of Britain”, një nga meçet më të mëdha në historinë e boksit britanik.

By admin4