Policia e Kosovës ka organizuar sot një varg aktivitetesh për shënimin e Ditës Memoriale të Zyrtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës, në nderim të sakrificës dhe kontributit të tyre për sigurinë dhe rendin në vend.
Në këtë ditë krerët e shtetit kanë përkujtuar heronjtë e vendit, Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku të cilët ranë dëshmorë në krye të detyrës, transmeton klankosova.tv.



