Gjyqtari slloven Slavko Vinçiq ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij, vetëm pak ditë pasi drejtoi finalen e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës.
Federata Sllovene e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht se 46-vjeçari ka njoftuar pensionimin, duke mbyllur një karrierë të pasur në arenën ndërkombëtare, shkruan Indeksonline
Vinçiq hyri në histori si gjyqtari kryesor i finales së Botërorit 2026, e zhvilluar më 19 korrik, ku Spanja mposhti Argjentinën me rezultatin 1-0 dhe u shpall kampione e botës.
🚨 Slavko Vinčić, 46 yaşında hakemliği bıraktı.
🔚 2026 Dünya Kupası finalini yöneten Sloven hakem, kariyerini zirvede noktaladı. pic.twitter.com/j0e20n3rQi
— scarxSport (@Scarxsport) July 27, 2026
Arbitri nga Sllovenia ka qenë prej vitesh një nga emrat më të vlerësuar të UEFA-s dhe FIFA-s, duke drejtuar ndeshje të rëndësishme si finalja e Ligës së Kampionëve 2024, finalja e Ligës së Evropës 2022, si dhe një sërë takimesh në Kampionatet Evropiane dhe Kupat e Botës./Indeksonline/



