Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka reaguar për herë të parë publikisht pas humbjes në finalen e Kupës së Botës, duke ndarë një mesazh emocional për lojtarët, stafin dhe tifozët argjentinas.
Në një postim të gjatë, Scaloni shprehet i zhgënjyer që nuk arriti t’i dhurojë vendit të tij një tjetër trofe, por thekson se krenaria më e madhe mbetet mënyra se si skuadra luftoi deri në fund, shkruan Indeksonline
“Jam thjesht i pikëlluar që nuk munda t’ju ofroj një tjetër trofe dhe një tjetër gëzim, një gëzim që, qoftë edhe për disa ditë, do t’ju bënte të harronit momentet e vështira të jetës”, ka shkruar ai.
Trajneri argjentinas vlerësoi maksimalisht futbollistët e tij, të cilët i quajti “luftëtarët e mi”, duke theksuar se përkushtimi, sakrifica dhe refuzimi për t’u dorëzuar janë vlerat që përfaqësojnë suksesin e vërtetë.
🚨 LIONEL SCALONI 🇦🇷 PREND LA PAROLE APRÈS LA COUPE DU MONDE DE L’ARGENTINE 🇦🇷. 👇
« Après une semaine intense où tristesse et joie se sont entremêlées, larmes et sourires, angoisse et sérénité, nervosité et calme, je peux enfin m'asseoir et écrire quelques mots.
Je suis… pic.twitter.com/iLto1Icp6I
— Actu Foot (@ActuFoot_) July 27, 2026
“Përpjekja, dëshira, vullneti, bindja se ‘mund ta bëj’, refuzimi për t’u dorëzuar edhe në momentet më të vështira, të japësh gjithçka edhe kur nuk të ka mbetur më asgjë, të përballosh kritikat e ashpra nga njerëz që as nuk të njohin, të ruash qetësinë dhe të vazhdosh edhe kur këmbët nuk të binden më… Ky është trofeu i vërtetë”, u shpreh Scaloni.
Në fund të mesazhit, ai falënderoi stafin teknik, lojtarët, Federatën Argjentinase të Futbollit dhe të gjithë tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.
“Përjetësisht mirënjohës ndaj stafit tim teknik, lojtarëve, njerëzve të Federatës që punojnë në heshtje dhe secilit prej jush për dashurinë që na keni dhënë”, përfundoi Scaloni, duke shtuar edhe një shprehje domethënëse:
“Kush ka një mik argjentinas, ka një thesar.”/Indeksonline/



