Yan Diomande rikthehet te Leipzig, vazhdojnë negociatat me Real Madridin

Yan Diomande është rikthyer sot te RB Leipzig për t’iu nënshtruar testeve të detyrueshme fizike dhe të performancës, teksa e ardhmja e tij vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg, negociatat mes RB Leipzigut dhe Real Madridit janë në një fazë të avancuar dhe palët po punojnë për të arritur një marrëveshje për transferimin e sulmuesit, shkruan Indeksonline

Deri në finalizimin e marrëveshjes, Diomande do të vazhdojë të stërvitet me skuadrën gjermane dhe do të jetë pjesë e përgatitjeve të Leipzigut.

Real Madridi e sheh talentin afrikan si një investim për të ardhmen, ndërsa bisedimet mes klubeve pritet të përcaktojnë hapat e ardhshëm për transferimin e tij në “Santiago Bernabeu”./Indeksonline/

By admin4