Zbulohet se çfarë i thanë trajnerët Joshuas pas rundit të parë ndaj Prengës: Mos u rrëzo më, na duhet më shumë zjarr!

Anthony Joshua e nisi në mënyrën më të vështirë duelin ndaj boksierit shqiptar Kristian Prenga në Arabinë Saudite, pasi u rrëzua dy herë në raundin e parë.

Në pushimin mes raundit të parë dhe të dytë, trajnerët e britanikut u përpoqën ta motivonin dhe t’i jepnin udhëzime të qarta për të ndryshuar rrjedhën e meçit, shkruan Indeksonline

“Si po ndihesh? Nuk po i dëgjon këshillat nga këndi.

“AJ, dëgjo me vëmendje! Qëndro në këmbë, qëndro! Mos u rrëzo më.

“Dëgjo çfarë po të them. Na duhet zjarr, na duhet më shumë agresivitet dhe energji”, ishin fjalët e trajnerëve drejtuar Joshuas.

Pas atij fillimi të vështirë, Joshua reagoi fuqishëm në raundin e dytë, ku e mbylli përballjen me nokaut, duke siguruar fitoren ndaj Kristian Prengës në meçin e zhvilluar në Arabinë Saudite./Indeksonline/

By admin4