Vëllai i Liridona Ademajt: Vendimi shkon për të dhe fëmijët e saj

Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është shpallur aktgjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj. I akuzuari kryesor, Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt.

E pas kësaj para mediave ka folur vëllai i Liridonës, Leonard Ademi.

Reklame

Ai tha se vendimi me burgim të përjetshëm për vrasësit e motres së tij, ua ka lehtësuar sado pak dhimbjen.

“U vertetua sot ajo që kemi thënë nga fillimi se Naimi së bashku me Kushtrimin duke zgjedhur Granitin si vrasës, e kanë organizuar këtë krim. Ky vendim sot nuk shkon vetëm për ne, shkon për Liridonen dhe fëmijët e saj, të cilët më nuk do ta shohin nënën e tyre përjetësisht. Ky denim duhet të jetë dhe mësim për të gjithë ata, të cilët duan apo krijojnë mundësi ta bëjnë një krim të tillë. Ky vendim sado pak na ka lehtësuar dhimbjen ne dhe familjes. Ishte vendim, që e kemi pritur i gjithë populli shqiptarë, jo vetëm familja”, tha ai./Indeksonline/

By admin7