Kim Taehyung, i njohur me emrin V, anëtari i grupit të famshëm koreano-jugor BTS, ka bërë një rrëfim të papritur për gjendjen e tij shëndetësore, duke zbuluar se prej rreth dy vjetësh e gjysmë po përballet me humbje të ndjeshme të dëgjimit në njërin vesh.
Gjatë turneut botëror të grupit, këngëtari 30-vjeçar tregoi për herë të parë për fansat se problemi është shumë më i theksuar në veshin e djathtë. “Nëse dëgjimi në veshin tim të majtë është 100%, në të djathtin është vetëm rreth 30%”, tha V.
BTS star V reveals hearing loss battle during livestream https://t.co/6HkSz5Odds
— BBC News (World) (@BBCWorld) August 13, 2026
Sipas këngëtarit, problemi është përkeqësuar gjatë periudhës së shërbimit të tij ushtarak në Korenë e Jugut.
Fillimisht, V nuk e kishte marrë seriozisht situatën, duke menduar se bëhej fjalë për një problem që mund ta kapërcente vetëm me forcën e mendjes. Me kalimin e kohës, gjendja u përkeqësua dhe ai vendosi të kërkonte ndihmë mjekësore. Aktualisht, këngëtari po merr trajtim dhe viziton rregullisht spitalin.
Ky është një nga rrëfimet e rralla personale të V për shëndetin e tij dhe vjen në një moment të rëndësishëm për BTS-së.
Grupi është rikthyer në skenë me të shtatë anëtarët pas përfundimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut dhe aktualisht po zhvillon turneun e tij të parë botëror pas disa vitesh, “Arirang World Tour”.
Zbulimi i V ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët kanë shprehur mbështetjen për këngëtarin ndërsa ai vijon trajtimin për problemin e dëgjimit.



