Konkursi i Këngës Eurovision do të zhvillohet vitin e ardhshëm në qytetin bregdetar bullgar të Burgasit.
Kjo u njoftua nga transmetuesi organizator bullgar BNT dhe Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU), transmeton Indeksonline.
Bullgaria do të presë për herë të parë Festivalin e Këngës Eurovision.
Në maj, këngëtarja DARA fitoi edicionin e fundit në Vjenë duke siguruar më shumë pikë me këngën Bangaranga.



