Një shumë prej 100 mijë eurosh të padeklaruara është parandaluar të futet në territorin e Kosovës. Rasti është zbuluar sot në Pikëkalimin Kufitar Dheu i Bardhë, gjatë kontrollit të një autobusi të linjës ndërkombëtare.
Sipas Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës, gjatë kontrollit janë gjetur 100 mijë euro, të ndara në 500 kartëmonedha nga 200 euro. Paratë nuk i ishin nënshtruar procedurave të detyrueshme të deklarimit.
Mjetet monetare janë sekuestruar nga autoritetet, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore.
Policia dhe Dogana kanë bërë të ditur se bashkëpunimi ndërinstitucional do të vazhdojë për zbatimin e ligjit dhe parandalimin e rasteve të ngjashme në pikat kufitare./IndeksOnline/



