Deputetja e Vlora Çitaku ka bërë të ditur se edhe sot janë mbledhur para objektit të qeverisë.
Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka kërkuar që Albin Kurti të shkojë në kuvend dhe të hapë rrugën për rikthimin e rendit kushtetues.
Postimi i saj i plotë:
Edhe sot jemi para qeverisë: Albin, eja në kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues. Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesin e qytetarëve për kalkulimet e tua politike!



