Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut shënojnë rritje të re.
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur që çmimi i benzinës të rritet për 4,5 denarë për litër, ndërsa nafta shtrenjtohet për 6,5 denarë për litër. Rritje prej 6 denarësh për litër do të ketë edhe vaji ekstra i lehtë, bëri të ditur KRRE-ja, përcjell TV21.
Sipas vendimit të fundit, çmimet e reja janë:
- Benzina BS-95: 91,5 denarë/litër
- Benzina BS-98: 93,5 denarë/litër
- Nafta: 98,0 denarë/litër
- Vaji ekstra i lehtë: 98,5 denarë/litër
Rritja pritet të rëndojë drejtpërdrejt në shpenzimet e qytetarëve dhe transportit, ndërsa çmimet e derivateve vazhdojnë të mbeten një nga faktorët që ndikojnë në koston e jetesës.



