Therje me thikë te Shkolla Ekonomike në Pejë, dy të plagosur dërgohen në spital

Një përleshje e sotme në mes të dy grupeve të të rinjve ka rezultuar me dy të plagosur nga mjeti i mprehtë (thika).

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë për trajtim spitalor, ndërsa policia i është pgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes.

Rasti konfirmohet për RADIO-n 1 nga Driton Rugova – zyrtar për informim i Policisë së Pejës.

“Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Agim Çelaj’ rreth orës 09:40 minuta. Policia ka arritur me urgjencë. Të plagosurit po trajtohen në spital”, tha Rugova.

By admin7