Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti lidhur me akuzat për mungesë gatishmërie për marrëveshje.
Tahiri mohoi që PDK të ketë refuzuar takime.
“PDK-ja s’ka refuzuar asnjë takim… nuk kemi pranuar asnjë ftesë formale”, tha ai.
Ai kritikoi mënyrën e komunikimit të Kurtit.
“Mos të flasim për mesazhet në WhatsApp… kërkesa për pazare, që ishin qesharake”.
Sipas tij, mungesa e seriozitetit dhe formalitetit ka bllokuar procesin.
Tahiri shtoi se PDK e konsideron të përfunduar kontributin e saj për zgjedhjen e presidentit.


